Permet
Përmeti shtrihet në jug te Shqipërisë dhe është një zonë e lakmueshme nga vizitorët e vendit dhe të huaj si për pozicionin gjeografik të tij ashtu dhe për bukuritë e shumta që ka
si: Vargmali Trebeshinë - Dhëmbel - Nemërckë me burimet e ftohta të tyre dhe panoramat e shumta , Gryka e Këlcyrës , Parku Kombëtar “ Bredhi I Hotovës me një shtrirje prej 1400 hektarësh që ka një biodiversitet të pasur me rreth 20 lloje dru pyjorë ku mbizotërojnë bredhi, lisi, pisha e zezë, bliri dhe Faunë të pasur me disa lloje kafshësh dhe shpendësh të egra si: ariu, sorkadhja, macja e egër, derri i egër, ketri, thëllëza, qukapiku etj; shtëpinë e vëllezërve Frashëri në Frashër , ujrat termale të Bënjës të njohura që në antikitet dhe ku gjënden disa ura të vjetra osmane si ajo e Babos, Mixhait, Katiut etj.
Duke mos u larguar nga Gryka e Këlcyrës, përmendim këtu Burimin e pashtershëm nëntokesor Uji i Zi i cili ruan kaltërsine dhe kthjelltësinë në të gjitha stinët e vitit, peisazhe të pafundme panorameske, rrënojat e Sarajeve të Ali Bej Këlcyrës, të vecanta nga forma dhe ana arkitektonike: Urën e gurtë të Limarit e ndërtuar në kohën e Ali Pashë Tepelenës me pasarelat e stilit te vjetër Një tjetër karakteristike e vecantë e kësaj zonë janë dhe Kishat shumë vjecare të pozicionuara sidomos në fshatra si: Kisha e Shën Marisë fshati Leusë, Kisha e Shën Marisë fshati Bënjë, Kisha Shën Marisë fshati Kosinë, Kisha Shën Ilia e fshatit Bual, Kisha e Shën Marisë fshati Perat, etj. Përmeti i vjetër është një tjetër sfidë për tu parë ngaturistat, si një qytet qindra vjecar me rrugica të gurta e sokaqe të ngushta ku karakteristike janë portat me sofate , dhe ndërtesat dykatëshe prej guri. Për të pushuar mund të frekuentohen lokalet e zonës, të cilat ofrojnë një kuzhinë të pasur ku njihesh me gatimet tipike dhe te vecanta të zonës si gliko e arrës, kumbullës, shalqinit, kajsisë, etj.